Përdorues më aftësi të kufizuara

Përdorues më aftësi të kufizuara

Komunikime elektronike

AKEP nëpërmjet Rregullores nr.49, datë 11.03.2021, “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve të të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”  ka miratuar masat për të garantuar akses të barabartë në shërbimet e komunikimeve elektronike për personat me aftësi të kufizuar.

Masat që duhet të ndërmarrin ofruesit e rrjeteve dhe/ose të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për personat me aftësi të kufizuara përfshijnë:

  • krijimin, publikimin dhe respektimin e politikave dhe procedurave të qarta dhe efektive për trajtimin e drejtë dhe të duhur të pajtimtarëve që janë të klasifikuar si persona me aftësi të kufizuar sipas legjislacionit përkatës të RSH, përshirë mënyrën e regjistrimit të informacionit në lidhje me pajtimtarët me afëtsi të kufizuar;
  • vënien në dispozicion, pa pagesë dhe në një format të përshtatshëm Braille, Large Print ose në format audio (në përputhje me legjislacionin kombëtar për aksesueshëmrinë e produkteve dhe shërbimeve), sipas kërkesës së pajtimtarit që është i verbër ose me shikim të kufizuar, të kontratës së pajtimit dhe/ose faturës përmbledhëse mujore;
  • mundësimin për pajtimtarët me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë për ndihmë në menaxhimin e faturave për çdo shërbim publik të komunikimeve elektronike, pa kosto shtesë, që të njoftojnë paraprakisht sipërmarrësin për përfaqësuesi ligjor, të cilit do t’i dërgohet fatura e pajtimtarit apo do t’i kërkohet çdo informacion për faturën;
  • dhënia e përparësisë shërbimit të riparimit të defekteve sa më shpejt të jetë e mundur, për çdo pajtimtar të shërbimeve të rrjeteve fikse, i cili është person me aftësi të kufizuara dhe ka nevojë për një riparim urgjent;
  • publikimin në faqen zyrtare të internetit të operatorit të masave të vecanta dhe lehtësive të ofruara për pajtimtarët me aftësi të kufizuara.

AKEP është duke bashkëpunuar me institucione të tjera dhe operatorët për mundësimin gjithashtu të aksesit në shërbimet e  emergjencës nëpërmjet SMS-ve dhe aksesin në shërbimet e konvertimit të tekstit (Text Relay services).

Informacion i dobishëm: