Takim për rritjen e bashkëpunimit midis ITU dhe AKEP

ITU-AKEPGjatë ditëve të zhvillimit të forumit rajonal INFOFEST, në Budva të Malit te Zi në datat 25-26 Shtator 2017, me kërkesë të zotit Jarosllav Ponder , Drejtor i zyrës për Evropen në ITU ( Organizata Botërore e Telekomunikacionit ) u zhvillua një takim punë për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Gjatë takimit, z. Xhixho i shprehu zotit Ponder falenderimin në emër të AKEP për mbështetjen në keto vite  nga ITU nëpërmjet tranimeve dhe seminarëve për stafin e AKEP.

Njëkohësisht shprehu falenderimin për mbështetjen në hartimin e disa dokumentave të rëndësishëm për mbarvajtjen e punës dhe modernizimin e institucionit dhe për realizimin e detyrave të tij ligjore në mbikqyrjen dhe rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike.

Gjatë takimit u vu në dukje asistenca në hartimin e dokumentave si: Projekti për zhvillimin e sistemit kombëtar të monitorimit të frekuencave, Projekti për ngritjen e platformës dixhitale për infrastrukturën e komunikimeve elektronike, Projekti për sistemin e matjeve të treguesve të cilësisë së shërbimit (QoS).

Nga ana e tij Zoti Ponder shprehu kënaqësinë  për bashkëpunimin dhe rezultatet e tij, si dhe tregoj interes për vijimin në të ardhmen me projekte të reja.

Gjatë takimit u ra dakort që ky bashkëpunim të vazhdojë e të shtrihet në fusha të reja që janë sfida të tregut dhe të kuadrit regulator që vijnë si rezultat  i zhvillimit të vrullshme të sektorit.

U identifikua që një nga projektet e afërme mund të jetë projekti për një sistem modern të menaxhimit të frekuencave, që do të zëvëndësonte sistemin ekzistues që AKEP ka në përdorim.

Gjithashtu u ra dakort që të shikohen dhe mundësi bashkëpunimi  edhe në kuadër të projekteve rajonale që lidhen me rrjetet broadband dhe shërbimeve të reja që ofrojnë teknollogjitë e reja si në rrjetin fiks dhe patel (wireless).

Këto të integruara me studimet dhe projektet e Bankës Boterore dhe ato që mund të jenë në kuadrin e iniciativës së Berlinit dhe takimit të Triestës. ITU po shikon mundësinë e pjesëmarrjes në këto iniciativa brënda mundësive dhe rolit të saj si Organizatë.