Këshilli Drejtues

Ilir ZELA

KRYETAR

Z.Ilir ZELAI diplomuar si Inxhinier Elektronik,në vitin 1993, e më pas Master në Telekomunikacion dhe në Inxhinierinë e Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, z. Ilir Zela ka një karrierë të gjatë në fushën e telekomunikacioneve dhe një kontribut të spikatur në sektorin publik. Ai e ka nisur karrierën e tij profesionale, si Inxhinier në Drejtorinë e Komunikimeve të Tranzitit, në Telekomin Shqiptar, për ta vazhduar si Ekspert në Departamentin e Shtetit për Telekomunikacionet, deri në vitin 1997. Prej vitit 2006 deri ne 2009, z. Zela ka punuar në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, dhe ka ofruar ekspertizën e tij si Anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Prej vitit 2010 deri ne 2013, ai ka punuar në ALBtelecom sh.a, në pozicione të larta drejtuese, ndër të cilët si drejtues i Grupit Rregullator.

Prej vitit 1997 deri në vitin 2005, z. Zela ka shërbyer si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturat XV dhe XVI, ku ka drejtuar komisionin e Industrisë dhe atë të Politikës së Jashtme. Në veprimtarinë parlamentare të tij spikat iniciimi dhe hartimi i Ligjit “Për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian”. Gjatë vitit 2000, ai ka shërbyer si Ministër Shteti pranë Kryeministrit, si dhe Ministër i Punëve Publike. Gjatë periudhës 2014-2016, z. Zela ka drejtuar Inspektoratin Qendror.

Veprimtaria  në sektorin publik e z. Ilir Zela është mbështetur edhe nga njohuritë e përfituara prej diplomimit për Qeverisje Ekonomike dhe Reforma në Universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e Programit Chevening Fellowship, si dhe përmes diplomimit Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranes dhe ai i Nebraskes.

Z. Zela zotëron në nivel operacional gjuhën angleze dhe është njohës i mirë gjuhës frenge dhe italiane.

 

Alban KARAPICI

ANËTAR

Alban-KarapiciLindur më 1968, diplomuar më 1992, “Inxhinier Elektronik” në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka titujt M.Sc. në fushën e telekomunikacionit dhe MBA. Eshte doktorant ne Teknologjitë e Infomacionit dhe Komunikimit.
Me 19 vjet eksperience në projektimin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të telekomunikacioneve dhe radiotelevizive, ne Shqiperi dhe Kanada,
Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, ishte në funksionin e Anëtarit të KKRT dhe Këshilltar në kabinetin e CEO, të kompanisë ALBtelecom.

Anila DENAJ

ANËTAR

ANILA-DENAJ-sLindur ne 1973, anetare e Keshillit Drejtues AKEP, vjen ne kete pozicion pas nje eksperience te gjate menaxheriale, si ne fushen e menaxhimit te institucioneve financiare bankare ne tregun shqiptar dhe ate te huaj, ashtu edhe me eksperience ne Adminsitraten Publike prej mese nje viti e gjysem. Eksperienca si konsulente internacionale u zhvillua si anetare e kompanise gjermane te konsulences, Internationale Projekt Consult GmbH(e pas ProCredit Holding), prej vitit 2001 deri ne 2013. Zj. Denaj ka sherbyer ne disa funksione; si ai I Drejtorit te Pergjithshem ne Banken Pro Credit, Mozambique. Perpara kesaj si Drejtuese Rajonale ne Bankat Pro Credit ne Rumani (dy vjet) dhe ne Ecuador (10 muaj) dhe si konsulente e Bordit te Menaxhimit per SME ne Bolivi (nje viti). Perpara se ti bashkohej stafit internacional, Zj. Denaj ka punuar ne Banken FEFAD prej krijimit te saj, duke inicuar ne pozicionin si analiste kredie, me tej ne vitin 1999 e deri ne vitin 2001 ne pozicionin Nendrejtoreshe e Pergjithshme e Institucionit, post te cilin ajo e vazhdoi edhe pas kthimit te saj ne Shqiperi ne vitin 2007. Eksperienca e gjate ne drejtim por edhe eksperienca ne trajnim dhe mesim dhenie kane siguruar nje zhvillim karriere dhe njohje te thelle te punes dhe marrdhenieve me njerezit.

Ketrin TOPCIU

ANËTAR

KETRIN-TOPCIU-sZj. Ketrin Topciu është eksperte ligjore dhe ka një ekperiencë disa vjecare në administratë publike si dhe pranë projekteve të ndryshme ndërkombëtare që asistojnë reformat ligjore, draftimin dhe  implementimin e legjislacionit në përputhje me  "acquis communautaire".
Ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranes në vitin 1991, për të vijuar më pas me studimet pasuniversitare duke u diplomuar me titullin Master në studime evropiane. Prej shumë vitesh është Lektore për të drejtën dhe procedurat administrative dhe doktorante për studime krahasimore mbi perafrimin e legjislacionit shqiptar me EU-Law.
Para marrjes së detyrës si Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, Zj. Topciu ka ushtruar disa funksione në institucione të tjera si : Insig, Komisioni i mbikqyrjes së Sigurimeve, Ministria e Drejtësisë etj dhe prej vitit 2006 është angazhuar si eksperte ligjore për organizata të ndryshme ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në kuadrin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë Europian.

Klarina (ABAZAJ) ALLUSHI

ANËTAR

KLARINA-ALLUSHI-sZnj.Klarina (Abazaj) Allushi eshte konsulente ne fushen e teknologjise se informacionit dhe ka nje experience 14 vjecare ne planifikimin, kordinimin dhe menaxhimin e disa projekteve dhe sistemeve kombetare ne kete fushe.  
Diplomuar si “Inxhiniere Elektronike” në Universitetin Politeknik të Tiranës ne vitin 2001 ne degen Telekomunikacion, me pas ka ndjekur studimet per master ne Teknologjine e Informacionit ne Institutin Mbreteror te Teknologjise ne Stockholm te Suedise.
Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, ka punuar si konsulente per kompani nderkombetare si SAIC (USA), e-Governance Academy (Estoni) si dhe ne pozicione menaxheriale ne disa projekte te Organizates per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara dhe Bankes Boterore.