- Brezat e frekuencave të percaktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 479, dt. 06.05.2009, për përdorime “civile”, të cilat mund të përdoren për qëllime civile, si dhe zbatimet e shërbimeve radio të përcaktuara në këto breza frekuencash;
- Rregullat lidhur me përdorimin e brezave të frekuencave, përfshi karakteristika të administrimit të frekuencave për rrjete të radiokomunikimeve, radio stacioneve dhe të pajisjeve radio, metodën e dhënies së frekuencave, raste të ndryshëm nga autorizimi individual i përdorimit të frekuencave, kërkesat teknike dhe kushtet e operimit lidhur me operimin e radio sistemeve;
Kerkesat Teknike te Nderfaqeve Radio përcaktojnë kushtet për përdorimin e frekuencave dhe pajisjeve radio për komunikimet elektronike ne breza te ndryshem frekuencash si dhe regjimin e perdorimit te tyre.
Plotesimi i kërkesave themelore përbën kushtin kryesor për ofrimin në treg dhe vendosjen në përdorim të pajisjeve radio për komunikimet elektronike në Republiken e Shqiperise.
- Nderfaqet Radio Sherbimi Tokesor i Levizshem
- Nderfaqet Radio Sherbimi Aeronautik
- Nderfaqet Radio Sherbimi Detar













