Slide show

PORTABILITETI I NUMRIT

portabiliteti-numerit-logo3

SMS, MMS – shërbimet me vlerë të shtuar

E-mail Print PDF
Informacion i përgjithshëm
Mesazhet e Shërbimeve me Vlerë të Shtuar janë shërbime të shoqërisë së informacionit që ofrohen nëpërmjet mesazheve të shërbimeve të komunikimeve elektronike (SMS dhe MMS).
Përdorimi i këtyre shërbimeve kërkon pagesën nga përdoruesit, të menjëhershme ose të mëvonshme, të një shume që është shtesë e çmimit të shërbimit të komunikimeve elektronike, si pagesë për përmbajtjen e transmetuar (informacion, zbavitje ose shërbime të tjera) .
Shpesh, ofrimi i këtyre shërbimeve do të rezultojë në marrjen e mesazheve SMS dhe MMS me ringtone, lojra, grafika imazhe dhe informacione të tjera, për përdoruesit e shërbimit telefonik të levizshëm, shpesh në mënyrë të përsëritur. Kjo mbasi përdoruesi regjistrohet në Internet ose me dërgimin e një SMS tek një numër i caktuar.

Kushtet kryesore të ofrimit të SMS/MMS të Shërbimit me Vlerë të Shtuar duhet të transmetohen te përdoruesit në mënyrë të qartë dhe në kohën e duhur,   ku të bëhet e qartë se shërbimi i përdorur për të dërguar mesazhe nuk mund të ndërpritet në rastin e moskryerjes së pagesës për Shërbimin me Vlerë të Shtuar.
Përpara ofrimit të shërbimit, ofruesi i Shërbimit me Vlerë të Shtuar duhet të dërgojë te përdoruesi një mesazh pa pagesë, të plotë dhe të shprehur qartë, që të përmbajë:
  • Identifikimin e ofruesit të shërbimit;
  • Natyrën e shërbimit të ofruar, kohëzgjatjen minimale të kontratës, kur është e aplikueshme, dhe ku shërbimi është i vazhdueshëm si të proçedohet me përfundimin e kontratës.;
  • Tarifat e shërbimit;
  • Kërkesën për të konfirmuar lejimin e shërbimit.
Numeracioni për SMS/MMS i Shërbimit me Vlerë të Shtuar konsiston në pesë shifra.

Ofruesit aktivë të shërbimit
Ju lutemi shikoni regjistrin e sipërmarrësve
 

Kërkoni

Sherbimi ndaj Konsumatorit

banner08-200-x-70-synolo-8
AKEP ka pergatitur guiden e meposhtem per tarifat e sherbimeve te komunikimeve elektronike qe do ta orientoje perdoruesin e ketyre sherbimeve ne perzgjedhjen e nje pakete sa me ekonomike:
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6
Vendodhja-12-red.png