Slide show

PORTABILITETI I NUMRIT

portabiliteti-numerit-logo3

Numeratori dhe shërbimet e informacionit

E-mail Print PDF
Ofruesit e shërbimit universal duhet të përgatitin, publikojnë dhe bëjnë të disponueshme në një bazë të dhënash vjetore një numerator të përgjithshëm, në formë te printuar dhe/ose elektronike, e cila përfshin gjithë pajtimtarët e shërbimit telefonik të qëndrueshëm. Ofruesi i shërbimit universal duhet të ofrojë gjithashtu një shërbim informacioni, nëpërmjet një numri të shkurtër, përfshirë gjetjen e të dhënave në numeratorin telefonik.

Pajtimtarët e shërbimit telefonik, kanë të drejtë të kenë të dhënat e tyre të përfshira në listën telefonike të ofruesit të shërbimit universal, dhe nëse nuk janë përdorues të këtij ofruesi. Ofruesit e tjerë të shërbimit telefonik duhet të bien dakord me ofruesin e shërbimit universal në ofrimin e të dhënave në këtë numerator.
 
Ndërkaq, ofruesit e shërbimit telefonik mund të krijojnë numeratorët e pajtimtarëve të tyre.

Pajtimtari ka të drejtë, që, me kërkesë paraprake, të paraqitur te sipërmarrësi, të përzgjedhë të dhënat që nuk dëshiron të përfshihen në numëratorin telefonik ose në rubrikën e shërbimeve të informacionit.

Të gjithë përdoruesit e shërbimeve telefonike duhet të kenë akses në numëratorin telefonik dhe në rubrikën e shërbimeve të informacionit.

Prandaj, kontratat e shërbimit telefonik të lëvizshëm duhet:

  • Të lejojnë pajtimtarin të zgjedhë nëse ai dëshiron që të dhënat e tij personale të përfshihen në numeratordhe të jenë të disponueshme për shërbimet e informacionit, duke i dhënë opsionin e pëlqimit ose mospëlqimit.
  • Theksuar nëse pajtimtari nuk plotëson opsionin e shprehjes së dëshirës së tij për përfshirjen ose jo të të dhënave personale, kjo duhet të merret si shprehje e mosparaqitjes së tyre;
Përfshirë detyrimi i garantimit të së drejtës për t’u përfshirë në numeratorin e plotë të disponueshëm për publikun të hartuar nga ofruesi i shërbimit universal.
 

Kërkoni

Sherbimi ndaj Konsumatorit

banner08-200-x-70-synolo-8
AKEP ka pergatitur guiden e meposhtem per tarifat e sherbimeve te komunikimeve elektronike qe do ta orientoje perdoruesin e ketyre sherbimeve ne perzgjedhjen e nje pakete sa me ekonomike:
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6
Vendodhja-12-red.png