Që përdoruesit të jenë të informuar kur duhet të zgjedhin një kompani të shërbimit të lëvizshëm telefonik, apo shërbimin që plotëson më mirë kërkesat e tyre, ata duhet të jenë të mirëinformuar dhe me cilësinë e shërbimit të çdo sipërmarrësi.
Rregullorja e cilësisë së shërbimit:
Rregullorja e Cilësisë së Shërbimit vendos parametrat e cilësisë të aplikueshme në shërbimin telefonik të lëvizshëm të cilat maten nga sipërmarrësit. Gjithashtu krijon përmbajtjen e këtyre parametrave, formatin dhe mënyrat e publikimit të informacionit mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara. Qëllimi i rregullores është që të sigurojë publikimin dhe të bëjë të vlefshme, të krahasueshme, të qarta, të plota dhe të përditësuara të dhënat e sipërmarrësve për cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre.
Informacioni që përmbajnë Kontratat e pajtimit
Kontratat përmbajnë qartë nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit. Gjithashtu duhet bërë e njohur se kur sipërmarrësi mund të zgjedhë nëse do t’i adoptojë apo jo këta tregues.
Ju lutem shikoni;
Rregulloren për treguesit e cilësisë së shërbimit: www.akep.al/AKEP/rregullore-per-treguesit-cilesise-se-sherbimit.pdf, tek e cila do të gjeni dhe :













