Duke përdorur roaming ndërkombëtar, një përdorues i shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme mund t’i përdorë shërbimet gjatë udhëtimit nëpër botë, duke bërë dhe marrë thirrje, dërguar dhe marrë mesazhe (SMS), dërguar dhe marrë të dhëna të tjera (si MMS dhe Internet) dhe të ketë akses për kërkesa të tjera për shërbimin, duke përdorur rrjetin telefonik të lëvizshëm të një a më shumë ofruesve që operojnë në vëndet ku ke shkuar. Në këtë mënyrë, me roaming ndërkombëtar është e mundur të përdorni kompjuterin tuaj portabel kur jeni jashtë vendit.
Shërbimet e ofruara me roaming, që përfshijnë shërbimin e akses Interentit, janë zakonisht më të shtrenjta.
Eshtë e rëndësishme që përdoruesit të jenë të informuar se mund të jenë të tarifuar për aksesin e e-mail-eve të tyre, dhe kërkim të thjeshtë në internet, shikim dhe download-im të skedarëve (imazhe, muzikë, video ose filma). Madhësia (në byte) e të dhënave të tilla ose skedarëve është e rëndësishme për kushtet e faturimit.













