Slide show

PORTABILITETI I NUMRIT

portabiliteti-numerit-logo3

Faturimi

E-mail Print PDF
Faturimi për shërbimet
Sipërmarrësit që ofrojnë shërbimin e akses Internetit duhet t’u ofrojnë pajtimtarëve të tyre faturë mujore.


Në kontrata duhet të jetë e specifikuar që Fatura e shërbimit do të jetë mujore, ndërsa pajtimtarët duhet të kenë të drejtën të kontrollojnë faturat e tyre dhe të paguajnë edhe pjesërisht, pra të ekzistojnë fatura me vlera të pjesshme.
Në këtë kontekst AKEP rekomandon që kontrata të përfshijë:
  • Specifikime të faturës së detajuar kur kërkohet nga pajtimtari;
  • Si do të emetohet fatura (në formë elektronike apo dorazi);
  • Koha e pagesës pas dërgimit të faturës;
  • Çmimi (kur është i aplikueshëm) i ndonjë lloj fature;
  • Opsione të disponueshme për pajtimtarin për llojet e faturave, kur është e aplikueshme;
  • Pasojat e pagesave të vonuara të faturave.
Fatura e detajuar
Pajtimtarët e shërbimit të akses Internetit kanë të drejtë të marrin faturë të detajuar sipas kërkesës së tyre
. Vemë në dukje, që kushtet në të cilat bëhet e disponueshme fatura e detajuar, si edhe niveli i detajimit, janë të përcaktuara nga sipërmarrësi sipas termave të vendosura në kontratat e pajtimit.
 

Kërkoni

Sherbimi ndaj Konsumatorit

banner08-200-x-70-synolo-8
AKEP ka pergatitur guiden e meposhtem per tarifat e sherbimeve te komunikimeve elektronike qe do ta orientoje perdoruesin e ketyre sherbimeve ne perzgjedhjen e nje pakete sa me ekonomike:
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6
Vendodhja-12-red.png