Slide show

NUMBER PORTABILITY

portabiliteti-numerit-logo3

Roli AKEP ne mbrojtje te perdoruesit

E-mail Print PDF
banner03-60-x-55-synolo-5Interesat e qytetarëve dhe konsumatorëve janë në qendër të qëllimit të AKEP. Nje nga objektivat e AKEP te percaktura ne Ligjin nr. 9918, date 19.05.2008 "Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise" (neni 7) eshte krijimi i mundesise cdo kategorie perdoruesish te sherbimeve te komunikimeve elektronike, perfshire dhe perdoruesit me nevoja te vecanta, qe mbi bazen e perzgjedhjes te perfitojne maksimalisht sherbime alternative dhe cilesore, si dhe te mbroje interesat e perdoruesve te sherbimeve te komunikimeve elektronike.

Misioni ynë është të qenit një rregullator i pavarur dhe pararendës për tregjet e telekomunikacioneve dhe postare duke kërkuar që të arrihet  një kuadër rregullator që nxit një mjedis të favorshëm për investitorët dhe ofron zgjidhje, çmim dhe cilësi më të mirë për të gjithë konsumatorët.

AKEP në rolin e tij për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, midis të tjerave kryen funksionet e mëposhtme:
  • rregullon tarifat e operatorëve me Fuqi të Ndjeshme në Treg, kur kjo është nevojshme për të siguruar konkurrence dhe përfitime maksimale për konsumatorët:
  • rregullon konkurrencën për të siguruar zgjedhje, cilësi dhe cmime të favorshme për konsumatorët;
  • miraton kontratat tip midis operatorëve dhe konsumatorëve.
  • publikon informacion për të ndihmuar konsumatorët në rritjen ë përfitimeve nga konsumi i shërbimeve te komunikimeve elektronike.
Në këtë seksion dhe në link-et e dhëna, AKEP publikon informacion dhe këshilla për konsumatorët që përdorin apo dëshirojnë të përdorin shërbime të komunikimeve elektronike në lidhje me:
  • Tarifat e shërbimeve të komunikimeve elektronike;
  • Cilësinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike;
  • Ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike
  • Të drejtat e konsmatorëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe kontratat e pajtimtarit;
  • Mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me operatorin që ofron shërbimet e komunikimeve elektronike;
Nëpërmjet këtij informacioni, AKEP synon te ndihmojë përdoruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, në përmirësimin e informacionit për përdorimin e shërbimeve, për të krahasuar tarifat dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara nga operatorët, si dhe për t’i mbrojtur nga praktika të mundshme abuzimi nga operatorët.  

Informacioni i publikuar në këtë faqe do të përditësohet dhe përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme nga AKEP.
 

Search

Tips for consumers

banner08-200-x-70-synolo-8
Business Subscribers, including public and non-public entities are advised not only to compare the published tariffs of three operators continuously, but also to use the competition process for purchasing mobile services... read more.
Slideshow Image 1
Slideshow Image 2
Slideshow Image 3
Slideshow Image 4
Slideshow Image 5
Slideshow Image 6
Location

STATISTICS